Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe situatën e krijuar rreth përpjekjeve për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja.
Haziri ka vlerësuar se deklaratat e fundit të kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, pasqyrojnë, sipas tij, situatën kontraverse brenda kësaj partie.
“Deri dje tha se ‘po lypin shumë e nuk ju jap’, ndërsa sot tha se ‘po ju ofroj shumë e janë tërheq’”, tha Haziri.
Ai theksoi se LDK-ja ka dalë nga procesi i bashkëpunimit, duke e paraqitur këtë si një ofertë për t’i hapur rrugë proceseve politike.
“Ne e mbajmë fjalën për President konsensual, por konstituimi i Kuvendit është hapi kryesor për me pasë President dhe Qeveri”, u shpreh ai.
Haziri paralajmëroi se, sipas tij, pasojat politike të largimit të LDK-së nga bashkëpunimi do të bëhen të qarta me kalimin e kohës.
“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi. Kthehu prapa dhe e gjeni vetën shpejtë”, deklaroi ai.
Në fund, Haziri tha se LDK-ja ka kaluar edhe më parë nëpër procese të vështira politike.
“Ne e kemi paguar çmimin tonë. Kemi përballu procese edhe më të rënda se kjo. LDK ka qenë dhe mbetet besë e shpresë për këtë Republikë!”, përfundoi Haziri.
Postimi i plotë:
Se sa është kontraverse situata brenda VV-së pasqyrohet nga deklaratat e kryetarit të saj. Deri dje tha se ‘po lypin shumë e nuk ju jap’, ndërsa sot tha se ‘po ju ofroj shumë e janë tërheq’.
LDK ka dal dje nga procesi i bashkëpunimit si ofertë drejt shkaktimit të proceseve politike. Ne e mbajmë fjalën për President konsensual, por konstituimi i Kuvendit është hapi kryesor për me pasë President dhe Qeveri.
Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi. Kthehu prapa dhe e gjeni vetën shpejtë.
Ne e kemi paguar çmimin tonë. Kemi përballu procese edhe më të rënda se kjo.
LDK ka qenë dhe mbetet besë e shpresë për këtë Republikë!






