21.4 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Haxhiu: Shëndetësia buzë kolapsit, qeveritarët po mrizojnë

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu në seancën e Kuvendit të Kosovës ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për gjendjen në shëndetësi e cila sipas tij, është buzë kolapsit.

“Ministria e Shëndetësisë është pa ministër dhe  SHSKUK-ja pa drejtor. Dy pozitat kyçe në shëndetësi janë me Ushtrues detyre dhe kjo tregon papërgjegjësinë e Qeverisë në sektorin e shëndetësisë. Keq  menaxhim e keq përdorime në sektorin e shëndetësisë. Mbi 12 milion euro hajni në vitin 2021, ka gjetur auditori dhe Qeveria mbron të korruptuarit, asnjë llogaridhënie. 2.2 milion euro janë investuar në sallat e operacionit në Ortopedisë dhe këto salla janë mbyllur nga inspektorati sanitar, për shkak të kushteve  tekniko sanitare. A ka ma pa përgjegjësi”, tha Haxhiu.

Ai po ashtu tha se megjithëse çdo ditë po shohim teksa mjekët po e braktisin sektorin publik, duke shkuar në atë privat, e po ashtu dhe një numër i madh prej tyre po e lëshojnë Kosovën, Qeveria nuk po ndërmerr asnjë masë, me qëllim që mjekët të mos ikin, por të qëndrojnë në Kosovë.

“FMN i fton qeveritarët me i rrit pagat, e  këta mrizojnë. Derisa shëndetësinë  për çdo ditë po e shkatërrojnë. Dëmi që kjo Qeveri është duke ia bërë shëndetësisë, do të  jetë i parikuperueshëm me vite. Menaxhmenti politik i emëruar dhe i mbrojtur nga Qeveria Kurti, lerë që nuk ka bërë asgjë për të zgjidhur problemet e për të përmirësuar kujdesin ndaj  pacientëve, por  listat e pritjeve për operacione janë rritur skajshmërisht. Çdo ditë dështojnë nga 15 deri 20 operacione në mungesë të anesteziologëve”, tha ai.

Haxhiu ndër të tjera, tha se ka filluar dhe presioni që po iu bëhet mjekëve, nga drejtorët e emëruar nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Tani ka filluar dhe presioni ndaj mjekëve, nga  drejtorët politik të emëruar nga Lëvizja Vetëvendosje, që me vendim ua  ndalojnë mjekeve hyrjen në sallat e operacionit. E listat e pritjes për operimin e pacientëve rriten bashkë me profitin e sektorit privat,të  grupeve të caktuara e klaneve të interesit të lidhura direkt me MSH e që i mbron qeveria”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit