12.7 C
New York
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

Aksident në rrugën Komoran-Drenas, përfshihen një këmbësore dhe dy automjete

- Advertisement -

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën Komoran-Drenas.

Në aksident janë përfshirë një këmbësore dhe dy automjete.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit