Veç kësaj, ai tha se tërheqja do të ishte ofendim edhe për kyetarët e komunave veriore.
“Tërheqja e radhës me pasoja të mëdha për Kosovën! Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë pajtuar që të tërhiqen nga veriu, që pushtetin në komunat veriore t’ua dorëzojnë serbëve të dirigjuar nga Vuçiqi, duke organizuar zgjedhje të reja në komunat veriore. Tërheqja e tanishme e Kurtit dhe Osmanit pas trazirave në veri është autonomi për serbët, zhgënjim dhe fyerje për kryetarët e komunave veriore të zgjedhur në zgjedhjet e fundit”, shkroi ndër tjerash ai.