10.5 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Ish-deputeti Berisha kritikon LDK-në: Përse duhet ta lëshojë Kuvendin sa herë që e lëshon PDK-ja?

- Advertisement -

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fetah Berisha njëherësh edhe veprimtar në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka kritikuar këtë të fundit për pozicionin që ajo mban sot.

Ai në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova tha se LDK-në e sotshme nuk po e sheh në formë të mirë, e cila as nuk po i ngjason LDK-së së vjetër.

“Pse duhet deputeti ose kryetari i Lidhjes Demokratike, në qoftë se e lëshon dikush mbledhjen me lëshu edhe unë? Për shembull opozita, PDK-ja e lëshon parlamentin, e lëshon LDK-ja parlamentin, përse? Për çfarë pune?”, u shpreh ai.

Berisha gjithashtu tha se sjelljet e LDK-së së sotmme nuk janë sjellje të LDK-së.

“LDK-ja është parti institucionale, është parti e vlerave demokratike, parti e guximshme, parti shtetformuese”, shtoi ndër tjera.

Ai gjithashtu pati kritika edhe për mospunën e LDK-së për dekadën kur ajo ishte parti kryesore.

Video në vijim:

Emisioni i plotë:

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit