Drejtusi i emisionit i ka drejtuar pyetjet për Thaçin që nga muaj Janar, por për shkak të procedurave përgjigjet kanë ardhur disa muaj me vonëesë.Ish-presidenti i Kosovës ka folur në këtë intervistë për ecurinë e procesit gjyqësor dhe qendrimet që ai ka në lidhje dëshmitarët dhe mënyrës se si po zhvillohet gjyqi.
Hashim Thaçi intervistë për Opinion: Ky proces ka devijuar nga misioni
- Advertisement -
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë për emsionin “Opinion” nga paraburgimi në Hagë, ku ndodhet që nga viti 2020 së bashku me ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi.
Pjesë nga intervista:
Zoti Thaçi, kaluan 5 vite nga ndalimi dhe transferimi i juaj në Hagë. Si po shkonprocesi?Në izolim po kaloj vitin e gjashtë – pa vendim gjyqësor. Siç theksoi së fundi ekspert politik amerikan Daniel Serwer: “ky proces ka devijuar nga misioni… duhet të ofrohet drejtësi, e jo hakmarrje e bazuar në mashtrim.” Nga ana ime nuk kam çka t’i shtoi këtii konstatimi.
Cilat janë vërejtjet që ju keni lidhur me zhvillimet e procesit?
Të ishte transparent, llogaridhënës, me mekanizëm kujdestarie, të respektohet barazia e palëve, të drejtat e njeriut, e mbi të gjitha legjislacioni i Kosovës mbi bazën e së cilit është themeluar kjo gjykatë. Ndjekja penale të respektonte parimet themelore të kodit të etikës, që të ndiqej e vërteta kudo që të çon ajo, duke përfshirë edhe dëshmitë shfajësuese.
A besoni në pafajësinë tuaj, pas paraqitjes së dëshmitarëve të akuzës?
Plotësisht. Historia e lirisë së Kosovës prej fillimviteve 1980-të e deri sot është thelbi i këtij procesi. Unë jam vetëm instrument në këtë eksperiment juridik. Nxjerrja e aktgjykimit është në duart e gjykatësve, por unë kam besim që, pas dëgjimit te dëshmitarëve të prokurorisë, e në veçanti atyre të mbrojtjes, të profilit dhe kredibilitetit më të lartë ndërkombëtar, ata do ta nxjerrin vendim të drejtë dhe meritor. Shumëçka lidhur me legjitimitetin e së drejtës penale ndërkombëtare varet nga rezultati i këtij procesi.






