Sipas ish kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, Gjykatës i ka mbetur vetëm mundësia që të lëshojë urdhër për sjellje me detyrim, nëse këtë ia kërkon Prokuroria duke pasur parasysh refuzimet e vazhdueshme të Kurtit, raporton Dukagjini.
“Dënimin nuk mund ta shqiptojë prokuroria. Të kërkojë nga gjykata që ta dënojë dhe nëse prapë si përgjigjet ftesës, të kërkojë sjellje me detyrim dhe nuk ka alternativë gjykata tjetër përpos ta aprovojë atë kërkesë përpos që të urdhëroj që të paraqitet me detyrim. Kur dëshmitari sillet me detyrim nuk ka ardh vullnetarisht, është sjellë me kërkesë të prokurorisë nga policia me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake dhe vjen në prokurori dhe nuk do të dëshmojë atëherë do të mund të burgoset deri në 1 muaj ditë”, ka thënë Hasani.
“Patjetër që ka efekte negative kushdo që prononcohet është keq dhe keq lexohet dhe keqinterpretohet kjo qasje e tillë në raport me institucionet e drejtësisë, sepse secili qytetar ka për detyrim të e përfill institucionet e drejtësisë.”, ka shtuar Hasani.