Diaspora në Lozanë proteston në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

- Advertisement -

Një tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së do të mbahet të shtunën, më 3 tetor, në Lozanë të Zvicrës.

Tubimi, i organizuar nga shoqata “Shoqëria e Re”, do të nisë në orën 15:00 dhe mbahet me moton “Jo në emrin tim”.

Organizatorët u kanë bërë thirrje bashkatdhetarëve që t’i bashkohen tubimit, ndërsa pjesëmarrësve u kërkohet të kenë flamurin kombëtar, emblemën e UÇK-së dhe të jenë të veshur me simbole kombëtare.

Tubimi në Lozanë vjen në kuadër të reagimeve të diasporës shqiptare pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Të ngjashme

Të fundit