Ramush Haradinaj ka qenë pjesë e protestës së sotme në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Pas protestës, ish-kreu i AAK-së ka ndarë disa fotografi nga pjesëmarrja e tij në tubim, duke përcjellë edhe një mesazh të shkurtër.
“JO NË EMRIN TIM! Liri për çlirimtarët. Rroftë UÇK”, ka shkruar Haradinaj.
Në protestë morën pjesë një numër i madh qytetarësh, veteranë të luftës dhe përfaqësues të subjekteve politike.






