18 C
New York
Tuesday, April 15, 2025

Buy now

Haradinaj mbështet kërkesën e Duda Baljes për komunën boshnjake: Asgjë nuk humbim!

- Advertisement -

I ftuari i radhës në Blic Interview ka qenë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj i pyetur nëse si opozitë do ta pranonte kërkesën e deputetes Duda Balje për krijimin e një komune me shumicë boshnjake në Kosovë, ai mbështetë këtë kërkesë dhe thotë se kjo nuk përbën rrezik për vendin dhe se komuniteti boshnjak ka qenë gjithmonë pranë shqiptarëve.

“Po sot, pse jo, çka na rrezikon neve, çka na bën neve një komunë me qytetarë të Kosovës të komunitetit boshnjak, nëse kemi komuna me qytetarë të Kosovës serb çka koka e keqe me pas një me boshnjak, asnjë gjë nuk e humbim. Kurrë në historinë e ekzistencës tonë mijëra vjecare boshnjakët skan me qenë kundër nesh as na kundër tyre”, tha Haradinaj.

Ai thotë se problemi qëndron të Kurti, i cili sipas tij ka dobësuar Kosovën dhe po i sulmon ata që janë pro Kosovë.

“Problemi është se na ka udhëheq një kryeministër anti-Kosovë, një kryeministër anti aleancave të sigurisë së Kosovës me Amerikën, një njeri që ka dobësu Kosovën dhe ka rreziku Kosovën, ai njeri po i sulmon ata që janë pro Kosovë, Duda Balje është pro Kosovë”, përfundoi ai, shkruan GazetaBlic.

Të ngjashme

Të fundit