Haradinaj: Kurti i dha një goditje të rëndë UÇK-së, duke e lënë në gjysmë ligjin për Specialen

- Advertisement -

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka thënë se lideri i VV-së, Albin Kurti, i dha një goditje të rëndë UÇK-së, duke e lënë në gjysmë ligjin për Specialen.

“Është momenti, është koha që të bashkohemi dhe të mos turpërohemi para historisë. Për këtë na ka besuar qytetari i Kosovës, mirëpo, sikurse e pamë sot, ranë maskat. Kurti e kurthoi edhe ligjin edhe vendin. Kurti i dha një goditje të rëndë UÇK-së, duke e lënë në gjysmë ligjin për Dhomat e Specializuara në momentin më kritik. Kurti e çoi vendin në zgjedhje në momentin më kritik”, tha Haradinaj gjatë një konference për media

Të ngjashme

Të fundit