Protestuan në mbrojtje rë UÇK-së, dy protestuesve u caktohet nga një muaj paraburgim

- Advertisement -

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar nga 1 muaj paraburgim dy protestuesve me inicialet F. Z dhe E.S.

Ata janë arrestuar të hënën gjatë protestës në mbrojtje të UÇK-së, pasi që kërkonin votimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Ata dyshohen se e kanë kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”. Rasti ka të bëjë me deputetin e Vetëvendosjes, Fahrush Rexhepi.

“Gjatë protestës së mbajtur përreth objektit të Kuvendit të pandehurit së bashku me persona të tjerë të paidentifikuar i janë afruar të dëmtuarit Fahrush Rexhepi, si person zyrtar, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në kohën kur ky i fundit po qëndronte në rrugë dhe në lidhje me funksionin e tij si deputet e kanë përdorur forcën fizike, duke e kapur për krahu dhe trupi e kanë ngritur lartë nga toka, e kanë shtyrë dhe e kanë tërhequr në drejtim të rrethojave të Policisë së Kosovës në hapësirat e Kuvendit, me ç’rast e kanë futur me forcë brenda rrethojave me qëllim që ta detyroj me forcë që i dëmtuari të shkoj brenda në Kuvend dhe ta votoj Ligjin për Gjykatën Speciale”, thuhet në dokument.

Gjatë protestës të së hënës, janë arrestuar edhe disa qytetarë të tjerë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar nga dhuna e Policisë.

Të ngjashme

Të fundit