9.9 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Haradinaj kujton masakrën e Lybeniqit: Barbaria e shtetit fashist serb nuk kurseu askënd që i doli para

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar ngjarjet e kobshme të fillimit të prillit të vitit 1998 në Lybeniq dhe zonën përreth.

Haradinaj ka thënë se aty janë vrarë fëmijë, gra e pleq.

“Sa herë vijmë në Lybeniq, një pjesë e zemrës mbetet këtu, me familjarët që ende presin që të dashurit e tyre të kenë një varr për t’iu vendosur lule. Lybeniqi u masakrua edhe më 25 maj 1998, e java e parë e prillit 1999 ishte e kobshme për këtë fshat e zonën përreth, që u bënë cak të represionit të tmerrshëm e të paparë. Armiku ekzekutoi mbi njëqind shqiptarë të paarmatosur, nga fshatrat Lybeniq, Buçan, Rashiq, Loxhë, Kosuriq e Prilep”, ka thënë Haradinaj..

Haradinaj ka shtuar se barbaria e shtetit fashist serb nuk ka kursyer askënd që i ka dalë para.

“A vritet njeriu, vetëm se e ëndërron lirinë e Atdheut të tij? Këtë e bëri pa mëshirë barbaria e shtetit fashist serb, që nuk kurseu askënd që i doli para, gra, fëmijë e pleq.

Sot e për mot, përulemi me respekt para sakrificës së të rënëve për liri!”, është shprehur Haradinaj.

pixel

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit