Hapja e konkursit për prokurorë, u dorëhoqën, por ish-prokurorët serbë mund të aplikojnë sërish

- Advertisement -

Kjo është ulësja e prokurorit në një gjykatore.

Radhëve të prokurorëve të shtetit, pritet që t’i shtohen edhe 34 prokurorë të rinj.

Kjo përmes një konkursi që Këshilli Prokurorial do të hapë më 17 gusht.

Shtimi i këtyre akterëve të drejtësisë, vlerësohet si tepër e nevojshme.

“Një pjesë e madhe e seancave kanë dështuar si pasojë e numrit të pamjaftueshëm të prokurorëve në nivel vendi. Dhe vet numri, 34 pozita të lira, tregon që sistemi prokurorial në vazhdimësi ka pasur nevojë për plotësimin e këtyre pozitave. Duke qenë se përbërja e kaluar e Këshillit Prokurorial nuk e ka marrë për bazë një mungesë të tillë të madhe të prokurorëve në nivel vendi, atëherë vendimi ka qenë i domosdoshëm shpalljen e këtij konkursi dhe plotësimin e këtyre pozitave. Pra, ajo që kërkohet tash është që Këshilli Prokurorial i Kosovës që ky proces të jetë i ligjshëm dhe të jetë transparent”, tha Liridon Salihi nga GLPS

Në mesin e këtyre 34 pozitave, dhjetë janë të rezervuara për komunitetin serb.

Në këtë rast, nuk përjashtohet mundësia që këto vende nuk do të plotësohen, shkak i ndërhyrjeve politike serbe.

“Serbët të cilët duan të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë, nëse ka pengesa dhe ndërhyrje të politikës, në veçanti të politikës jashtë territorit të Kosovës, atëherë natyrisht që ky proces sa i përket integrimit të komunitetit serb në sistemin e drejtësisë do bëhet i pamundur për shkak se nuk mund të kemi standarde të dyfishta”, thotë Anton Nrecaj nga institute CLARD.

Ky konkurs vjen disa javë pasi nga KPK u votua kundër tërheqjes së dorëheqjeve të shtatë prokurorëve serbë, të bëra qysh në vitin 2022.

Mirëpo, për këta shtatë prokurorë, nuk ka asnjë pengesë ligjore që të kandidojnë sërish për ta marrë pozitën e prokurorit.

“Është e rëndësishme t’i plotësojnë kriteret ligjore dhe pastaj nëse i plotësojnë kriteret ligjore dhe figura e tyre është e pastër në raport me ndjekjen penale ose edhe çështje tjera që mund të jenë pengesë për ushtrimin e pozitës së prokurorit të shtetit, këto mund të paraqiten si arsye. Mirëpo, fakti se ata kanë qenë edhe më herët pjesë e sistemit nuk mund të paraqitet si pengesë që mos të jenë sërish në listat e kandidatëve për prokurorë”, shpjegon Salihi.

Të premtën e 7 gushtit, Këshilli Gjyqësor i Kosovës do ta mbajë mbledhjen e radhës, ku ndër të tjerash do të shqyrtohet edhe kërkesa për tërheqjen e dorëheqjeve nga gjyqtarët serbë.

Të ngjashme

Të fundit