Është hapur shkolla e vetme në gjuhën shqipe në Rozhajë të Malit të Zi.
Në lidhje me këtë ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Me anë të një shkrimi në Facebook, kryeministri Rama ka uruar për shkollën e vetme shqipe dhe e ka lëvduar homologun e tij në Mal të Zi, Dritan Abazoviqin.
“Nga sot, vogëlushët në Rozhajë të Malit të Zi do të marrin dije në gjuhën shqipe në shkollën e sapo përuruar nga miku im, Dritani, ma i miri i të tanëve”, ka thënë Rama.