Hamza në Gjilan: Pagat do t’i rrisim 50 për qind, ne e mbajmë fjalën

- Advertisement -

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar në tubimin elektoral në Gjilan se zotimi i PDK-së për rritjen e pagave për 50 për qind është premtim që do të realizohet.

Hamza tha se rritja do t’i përfshijë të gjithë ata që marrin paga nga buxheti i Kosovës, duke përmendur sektorë si arsimi, shëndetësia, siguria, administrata publike dhe shërbimet emergjente.

“Kemi me i rrit pagat 50 për qind për të gjithë; mësues, arsimtar, profesorë, mjekë, personel shëndetësor, zjarrfikës, ushtarë, shërbyes civilë, të gjithë ata që realizojnë paga përmes buxhetit të Kosovës”, tha Hamza.

Ai tha se, ndonëse vendi ndodhet në fushatë zgjedhore, PDK-ja dallon nga partitë e tjera, sepse, sipas tij, premtimet që i jep i mban.

“E di që jemi në fushatë zgjedhore, por ne dallojmë prej tjerëve. Kur premtojmë, ne e mbajmë fjalën”, deklaroi Hamza.

Të ngjashme

Të fundit