10.8 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Hamiti i LDK-së për VV-në: Ndryshimi ndodhi për të keq, sprova vazhdon

- Advertisement -

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka bërë një analizë se si qytetarët apo siç thotë ai ‘konformistët’ donin ndryshimin e qeverisjes në Kosovë, duke votuar Lëvizjen Vetëvendosje më 14 shkurt të 2021’s.

Sipas tij, këta janë votues taktikë “pa tone përkeqësuese”. Por shtoi se pavarësisht ndryshimi ndodhi në vend, “por për keq”

“‘T’i provojmë edhe këta’ ishte fraza që para dy vjetësh, në vigjilie të zgjedhjeve të 14 shkurtit të 2021-shit, e përdorte soji i njerëzve konformistë që s’donin të thoshin se janë përkrahës partiakë, por se do ta votonin Vetëvendosjen në zgjedhjet nacionale në Kosovë”, shkroi ai në Twitter.

“Votues taktikë quhen të tillët normalisht, pa tone përkeqësuese. Ndryshimi ndodhi. Për keq, siç po shihet.Tash, mbas dy vjetësh, kur e provoi këtë ndryshim që s’po i pëlqen, ky soj i njerëzve më e shumta që thotë privatisht (publikisht jo!) është të fajësojë të tjerët, jo veten”, shtoi Hamiti.

“‘Opozita është e dobët’ thonë, sërish privatisht. Në ndërkohë po e jetojnë ndryshimin për të cilin kanë votuar, por po e përjetojnë në lëkurën e vet. Sprova vazhdon”, përfundoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit