Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar Donika Gërvallen, e cila në tubime elektorale po e përmend vazhdimisht ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ai ka vlerësuar se e para e partisë Guxo është rreshtuar me ata që e kanë fyer e denigruar Rugovën.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se Albin Kurti dhe VV-ja edhe në ditën e varrimit e kanë quajtur Rugovën kolaboracionist.
“LVV-ja e Albin Kurtit e ka pasë quajtur Ibrahim Rugovën kolaboracionist. Madje ditën kur qindra mijëra shqiptarë të Kosovës i bënë nderimet e fundit Presidentit të vet historik në janar të vitit 2006. Donika Gërvalla – Schëarz është rreshtuar fuqishëm me Albin Kurtin/LVV-në, me këta që Ibrahim Rugovën e kanë denigruar për të gjallë dhe mbas vdekjes së Tij. Fushatën po e bëjnë bashkë”, ka shkruar Hamiti.