16.6 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Hajdari i PDK-së: Ministrja Gërvalla para se të flas për rritjen e pagës minimale, le të flas për të arriturat e ministrisë së saj

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisë së PDK’së, Petrit Hajdari, ka reaguar pas deklaratës së kryediplomates Donika Gërvalla, e cila tha sot se vendimi për rritjen e pagës minimale në 350 euro vjen “si rezultat i qeverisjes me duar të pastra dhe faqe të bardhë”.

Hajdari ka thënë se Gërvalla do të duhej të fliste për të arriturat e ministrisë që udhëheq, ndonëse thotë se s’ka për çka flet.

“Me çka me u mburrë e shkreta? Me huqjet e emrave të shteteve? Me skandalet diplomatike? Me dosjet e Gjykatës Speciale? Shyqyr që po shkon, Donikë! E shyqyr që qytetari s’të le me u kthy ma kurrë!”, ka shkruar Hajdari.

Reagimi i plotë:

Sot Minstrja e Jashtme Donika Gervalla u krenua me rritjen e pagës minimale në vend.

A nuk e ka të qartë Donika ndarjen e dikastereve të qeverisë? – do të pyeste cilido qytetar. Me nivelin e saj të dijes nuk do të çuditesha nëse ajo s’e di që po i kryhet mandati e do të duhej të na fliste për të arriturat e ministrisë së saj. Megjithatë, pra megjithëse është e padijshme deri në dhimbje, kjo huqje s’ka të bëjë me mungesën e informacionit. Pra, jo që ajo s’e di që duhet të na flasë për sukseset e MPJD-së, por sepse s’ka për çka flet.

Me çka me u mburrë e shkreta? Me huqjet e emrave të shteteve? Me skandalet diplomatike? Me dosjet e Gjykatës Speciale?

Shyqyr që po shkon, Donikë! E shyqyr që qytetari s’të le me u kthy ma kurrë!

Sot në mbledhjen e qeverisë është marrë vendimi që paga minimale të jetë 350 euro bruto.

Ministria i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se një vendim i tillë do të hyjë në fuqi nga muaji tetor, pasi duan t’i japin kohë kompanieve dhe organizatave të ndryshme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit