Ylli i Manchester City-t, Erling Haaland ka lavdëruar Martin Odegaard të Arsenalit, duke pranuar se ai do ta bënte Man City një ekip edhe më të mirë.
Të dy lojtarët përfaqësojnë Norvegjinë ndërkombëtarisht dhe po përgatiten për një ndeshje miqësore kundër Çekisë këtë të premte. Ata gjithashtu kanë qenë rivalë në garën për titull në Premier League për dy sezonet e fundit.
Edhe pse ai pranoi se nuk kishte asnjë shans që Odegaard të transferohej në Etihad, ai këmbënguli që mesfushori do të përmirësonte skuadrën e Pep Guardiolës.
“Ai është një lojtar të mirë dhe një lojtar që luan për rivalët tanë. Ai sapo ka nënshkruar një kontratë të re, kështu që nuk është një temë, por në City kemi shumë lojtarë më të mirë në botë”, tha Haaland.