Guri: Nuk votojmë për Qeverinë Kurti

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Paris Guri, para mediave ka deklaruar se nuk do të votojnë pro Qeverisë Kurti.

“Nuk ka takime mes Kurtit dhe Abdixhikut për arsye që prej orës 14:00 është seanca e Kuvendit të Kosovës. E pamundur që të jenë në të dyja vendet njëkohësisht”,deklaroi Guri.

Ai theksoi se nuk ka informacione nëse sonte do të ketë edhe seancë për votimin e presidentit.

“Mendoj që është pak e papërgjegjshme sepse deptutetët janë njoftuar vetëm 15 minuta para mbajtjes së seancës e cila fillon në ora 14:00, gjë që e pamundëson ardhjen fizike të deputetëve në Kuvend”, deklaroi Guri.

Guri njoftoi se është duke u mbajtur një takim i GP të LDK-së.

Të ngjashme

Të fundit