10.1 C
New York
Wednesday, December 11, 2024

Buy now

“Grupi që sulmoi policinë u financua nga komunat paralele në veri”

- Advertisement -

Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se situata në veri të Kosovës është shumë më serioze sesa po paraqitet.

“Dua të them që situate nuk është në variantin që po diskutohet shumë herë sa për të marrë “like” në emisione por këtu situate është shumë më serioze. Unë e kam trajtu si problem edhe më herët e kam trajtu edhe problemin që ka ekzistu jo dje por shumë më herët edhe në këtë manastir që ka armë, ka ushtarë, që po pregatitet”, tha ai në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Sipas Halitit, grupi terrorist i cili dje sulmoi Policinë e Kosovës, janë grup me udhëheqje të strukturuar dhe të përgatitur në Rashka e që sipas Halitit, në dijeni të plotë ka qenë edhe shefi i BIA-s, Aleksander Vulin.

“Këta janë një grup të cilët kanë një udhëheqje të strukturuar, të cilët janë pregatitur për të organizuar një kryengritje të armatosur në veriun e Kosovës. Situata ju ka dalë nga kontrolli në rastin që ka ndodhë, përndryshe këta pregatitjet i kanë bërë për këtë çështje në Rashka të Serbisë dhe për pregatitjet dhe stërvitjet e tyre në dijeni të plotë, dhe në mbështetje të plotë ka qenë drejtori i BIA-s Aleksander Vulin”, tha ai.

Tutje deputeti i PDK-së, theksoi se grupi terrorist që sulmoi Policinë ka qenë i financuar nga komunat veriore.

“Në qoftë se Vulin ka informacion, dhe ka qenë kjo e drejtuar nga Vulini atëherë domosdoshmërisht që shefi i tij Vuçiq e din krejtësisht historinë, dhe ka qenë në dijeni të plotë. Këta kanë pasë një sistem të organizuar jashtë, kur them jashtë Kosove është Serbia. Dhe kanë pasë një financim të cilin e kanë marrë përmes komunave që janë komuna ilegale në veri, ato i kanë financu, komuna e Leposaviqit dhe Zveçanit e Zubin Potokut e kanë financu këtë grup dhe i kanë dhënë ushqime, paga si forcat që kanë qenë të lajmëruara, si forca rezerviste të komunave Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit