Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka bërë të ditur se ka përfunduar vizitën te ish-presidenti Hashim Thaçi në Hagë, shkruan Scanner.
Gruda tha se Thaçi ishte në disponim të mirë dhe me vullnet të madh, ndërsa theksoi se gjatë takimit kanë biseduar për tema të ndryshme.
“Kthjelltësia, intuita dhe forca e tij janë të jashtëzakonshme”, shkroi Gruda.
Ai tha se nga Haga po largohet me ndjenjën se pas tij po mbetet “jo thjesht një njeri, por një pjesë e historisë më të re të Kosovës dhe lirisë sonë”.
Në fund, Gruda shprehu bindjen se 16 shtatori do të jetë dita e lirisë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Postimi i plotë:
Sapo përfundova vizitën te Presidenti Hashim Thaçi në Hagë. Ishte me disponim të mirë dhe me vullnet të madh. Biseduam gjatë për tema të ndryshme. Kthjelltësia, intuita dhe forca e tij janë të jashtëzakonshme.
Po largohem nga këtu me ndjenjën se pas shpinës sime po mbetet i mbyllur jo thjesht një njeri, por një pjesë e historisë më të re të Kosovës dhe lirisë sonë.
16 shtatori do të jetë dita e lirisë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.






