Golashënuesi më i mirë i Mallorcas, Muriqi: Nuk e kam paramenduar

- Advertisement -

Sulmuesi i Kosovës dhe Mallorcas, Vedat Muriqi, ka arritur një tjetër sukses të madh në karrierën e tij, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit të Mallorcas në La Liga.

Në një intervistë ekskluzive për Klan Kosova, Muriqi ka ndarë emocionet e tij lidhur me këtë arritje, duke theksuar se nuk e kishte paramenduar kurrë një sukses të tillë.

“Po, ka qenë diçka që as se kam parashikuar e as se kam paramenduar. Por, me kalimin e kohës, duke luajtur, duke luftuar për ekipin për Mallorcan fillova edhe të shënoj edhe gola edhe kur shifrat u afruan, mu duk goxha e vërtetë kjo dhe që mund ta arrijë dhe ja ku jemi sot, që munda ta kalojë një superlojtar si Samuel Eto’o”, deklaroi Muriqi në Klan Kosova.

“Jam shumë i lumtur, po shpresoj të vazhdoj në rrugën e tij”, theksoi ai.

Aktualisht sulmuesi i “Dardanëve” këtë edicion i ka realizuar 21 gola në ligën spanjolle dhe është në garë të ngushtë me Kylian Mbappen e Real Madridit i cili ka 23 gola.

Derisa në total, “Pirati” deri më tani i ka 55 gola.

Të ngjashme

Të fundit