Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të takohen sot (e hënë) përpjekjen e radhës për zgjedhjen e presidentit.
Takimi do të mbahet nga ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës.
Kujtojmë se takimi i sotëm vjen dy javë pas takimit të fundit mes Kurtit dhe Abdixhikut, i cili, ndonëse zgjati rreth dy orë, përfundoi pa ndonjë rezultat konkret.
Aktualisht, nuk duken shenja të qarta të përafrimit për arritjen e një konsensusi për zgjedhjen e presidentit. Megjithatë, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë paralajmëruar intensifikim të përpjekjeve politike nga kryeministri Albin Kurti për të arritur një marrëveshje.






