Trajneri i kombëtares së Kosovës Primozh Gliha, ka folur pas fitores kundër Izraelit.
Gliha u shpreh i kënaqur me këtë fitore.
“Më herët është menduar se futbollistët e Superligës nuk mund të luajnë në kombëtare, por ja sonte ata luajtën dhe e fituam lojën”, u shpreh Gliha për Klan Kosova.
“Dardanët” fituan me rezultat 1:0 kundër kombëtares izraelite.
Golin e vetëm e realizoi Milot Rashica, në minutin e 41-të.
Aktualisht Kosova, në grupin I ka 10 pikë.