James Rodriguez ka njoftuar zyrtarisht fundin e karrierës së tij ndërkombëtare me Kombëtaren e Kolumbisë. Vendimi vjen pas një kapitulli 15-vjeçar me fanellën verdhekuqe.
Mesfushori 35-vjeçar debutoi me Kolumbinë në vitin 2011 dhe u shndërrua në një prej figurave më të rëndësishme të historisë së saj.
Në total, James regjistroi 127 paraqitje dhe 34 gola me Kolumbinë. Ai luajti në tre Botërorë, ndërsa kulmi i tij ishte Botërori 2014 në Brazil, ku fitoi Këpucën e Artë me gjashtë gola.
Ai largohet nga kombëtarja si një prej legjendave të saj, pas një karriere ku ishte edhe një prej futbollistëve kryesorë të Kolumbisë në epokën moderne.






