Agim Ademi takon presidentin e Federatës Greke të Futbollit në Selanik

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, është takuar në Selanik me presidentin e Federatës Greke të Futbollit, Chrysostomos Gkagkatsis, në kuadër të shënimit të 100-vjetorit të themelimit të federatës greke.

Gjatë takimit, Ademi e ka uruar homologun e tij grek për këtë jubile të rëndësishëm, duke vlerësuar kontributin e Federatës Greke të Futbollit ndër vite dhe duke i uruar suksese në drejtimin e saj dhe në zhvillimin e mëtejmë të futbollit grek.

Sipas Ademit, takimi me Gkagkatsis ishte i përzemërt dhe u zhvillua me frymën e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet dy federatave.

“Me presidentin Gkagkatsis patëm një bashkëbisedim të përzemërt, me dëshirën e përbashkët për të kultivuar marrëdhënie të mira dhe për të avancuar bashkëpunimin ndërmjet dy federatave tona në të ardhmen”, ka shkruar Ademi.

Takimi u zhvillua në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 100-vjetorit të Federatës Greke të Futbollit.

Të ngjashme

Të fundit