Gjuajtje me pushkë në Greme të Ferizajt, lëndohet një 66-vjeçare

Një grua 66-vjeçare është lënduar nga arma e zjarrit në fshatin Greme të Ferizajt.

Rasti ka ndodhur më 14 gusht, rreth orës 17:00, në rrugën “Shabi Hashani”, ndërsa Policia është njoftuar rreth orës 20:50 nga Spitali i Ferizajt se gruaja po merrte trajtim mjekësor për lëndimet e pësuara në këmbë.Sipas hetimeve fillestare, gruaja ishte duke ecur kur dyshohet se është goditur nga predha e armës dhe ka pësuar lëndime të lehta.

- Advertisement -

Pas identifikimit të të dyshuarit, 23-vjeçarit me inicialet A.H., njësitë policore kanë kryer kontroll në shtëpinë e tij, ku kanë sekuestruar një pushkë gjahu dhe një fishek.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, nën dyshimin për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti mbetet nën hetim.

Të ngjashme

Të fundit