Gjini: Kurti ka vendos me na çu sërish në zgjedhje dhe me provu me e fajësu opozitën

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka komentuar deklaratën e Albin Kurtit pas takimit me Lumit Abdixhikun.

Ai ka bërë me dije se lideri i VV-së ka vendosur ta dërgojë vendin sërish në zgjedhje.

Në emisionin Rubikon, Gjini ka thënë se Kurti do të provojë sërish të ia lënë fajin opozitës.

Kryeministri në detyrë, kryetari i partisë Vetëvendosje sonte ka paralajmëruar zgjedhje dhe ka paralajmërua se ka me provuar me ju lënë fajin të tjerëve”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kurti nuk ka asnjë ndjeshmëri për qytetarët e Kosovës.

Çka pashe unë, ky ka vendosur me çu vendin edhe njëherë në zgjedhje. Është vetëm duke provuar ta hudhë fajin diku tjetër e jo tek vetja, që ta mbani mend të gjithë shikuesit e Rubikonit dhe qytetarët e Kosovës. Për shkak se nuk ka pikë ndjeshmëri për qytetarët e Kosovës. Zero”, u shpreh Gjini në

Ai e ka kritikuar Lumir Abdixhikun për takimin me Kurtit.

Sipas tij, Abdixhiku e ka futur veten në një situatë të palakueshme.

Duke parë që Lidhja Demokratike e Kosovës fatkeqësisht e ka futur veten në një situatë të pa lakmueshme, shumë të pa lakmueshme. Për nder, nuk e kam fort për zemër me i komentu, por është e pa lakmueshme, sepse tash me nejt qysh, me dal qysh. Është punë e tyre, por e shoh që është pozitë kogja e pa lakmueshme”, ka thënë Gjini.

Të ngjashme

Të fundit