Pas regjistrimit si deputete, Kusari: Legjislatura e XI duhet t’i krijojë institucionet

- Advertisement -

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, pas regjistrimit si deputete në Legjislaturën e XI të Kuvendit të Kosovës, ka bërë thirrje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kusari uroi që legjislatura e re t’i japë fund dy vjetëve të proceseve të përsëritura zgjedhore dhe të përmbushë detyrimet kushtetuese.

“Uroj që Legjislatura e XI të ketë fatin dhe mundësinë t’i japë fund dy vjetëve të proceseve zgjedhore të përsëritura. Kemi obligim, përgjegjësi dhe detyrë kushtetuese t’i krijojmë institucionet dhe t’ia përshpejtojmë vendit dinamikën e zhvillimit”, ka shkruar Kusari.

Të ngjashme

Të fundit