Berat Gjimshiti është pranë mbylljes së aventurës së tij me Atalantën.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga klubi italian dhe të nisë një kapitull të ri në karrierë.
Destinacioni më i mundshëm mbetet Arabia Saudite, ku Al Diriyah është gati t’i ofrojë një kontratë shumë të favorshme financiarisht.
Bisedimet mes palëve po vazhdojnë dhe transferimi shihet si një mundësi konkrete në ditët në vijim.






