Daku merr numrin 19 te Spartaku i Moskës

- Advertisement -

Edhe pse ende nuk është prezantuar te Spartaku i Moskës, sulmuesi Mirlind Daku tashmë ka zgjedhur numrin që do ta bartë në fanellë te skuadra e re.

Daku edhe te Spartaku i Moskës, do ta ketë numrin 19, të cilin e ka edhe në fanellën e Kombëtares së Shqipërisë.

Është vetëm çështje kohe, përpara se Daku të prezantohet te Spartaku i Moskës, pasi tashmë i ka kaluar me sukses edhe kontrollimet mjekësore.

Ai te Spartaku transferohet nga skuadra tjetër e Rusisë, Rubin Kazani që do të përfitojë 11 milionë euro nga shitja e tij.

Me skuadrën e re, Daku do të firmos kontratë katërvjeçare dhe do të ketë pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh.

Të ngjashme

Të fundit