6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Gjiganti çek ofron 2.5 milionë euro për shërbimet e Albion Rrahmanit

- Advertisement -

Forma e lartë që po shfaq këtë edicion në elitën e futbollit rumun sulmuesi kosovar Albion Rrahmani, ka bërë që zërat për largimin e tij nga Rapid Bukureshti të shtohen shumë teksa po i afrohemi hapjes së afatit kalimtar veror.

Në 23 ndeshje të luajtura gjatë këtij sezoni me Rapidin, Rrahmani ka qenë autor i 17 golave të shënuar, teksa ka kontribuar edhe me katër asistime.

Largimin e Rrahmanit në verë nga klubi rumun tashmë një muaj më herët e kishte konfirmuar edhe ish-trajneri i Rapidit, Cristiano Bergodi, i cili kishe thënë se shumë ekipe kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Tani, klubi i radhës që po raportohet se ka shprehur interesim për transferimin e 23-vjeçarit është gjiganti çek Sparta Praga.

Sipas asaj që raporton mediumi çek dznes.cz, Sparta do të ishte e gatshme që të ofrojë plotë 2.5 milionë euro për shërbimet e Rrahmanit, por siç shton raporti Rapidi e vlerëson kartonin e tij më shumë.

Nga Rumania kanë raportuar se Rapidi po tenton që të përfitojë të paktën 8.5 milionë euro nga shitja e Rrahmanit, që do ta bënte atë lojtarin më të shtrenjtë në histori të klubit çek.

Kujtojmë se më herët është raportuar se interesim për Rrahmanin kanë shprehur edhe ekipet si Benfica dhe Aston Villa.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit