19.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Maliqi: Shtetet kryesore të BE-së mund ta ndëshkojnë Kosovën për shkak të humbjes së besimit te Kurti

- Advertisement -

Politologu Agon Maliqi, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka komentuar ndërlikimet dhe pritshmëritë lidhur me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Maliqi nënvizon se, megjithëse shtetet mbështetëse të Kosovës në Evropë kanë interes për të parandaluar një dështim të procesit, disa prej tyre mund të kërkojnë të shprehin pakënaqësinë e tyre përmes votës kundër pranimit të Kosovës, si formë ndëshkimi për qeverinë aktuale ose si shprehje e pakënaqësisë së tyre ndaj politikave të kryeministrit Albin Kurti.

Ndër vendet që shfaqin një pozicion më të dyshimtë në këtë çështje janë Francën, Gjermania dhe Italia, të cilat shfaqin një qëndrim më të rezervuar në lidhje me vendosjen e çështjes së Kosovës në agjendën e Këshillit të Ministrave të Evropës, vlerësoi Maliqi.

Madje, sipas tij, Franca në veçanti por edhe Gjermani e Italia janë më të zëshme në këtë drejtim.

“Është e mundshme. Shtetet mbështetëse të Kosovës, kryesoret që janë në Evropë si Gjermania, Franca dhe Britania besoj që nuk duan ta shohin Kosovën të dështojë, pra të votojnë kundër pranimit të Kosovës, por si një formë ndoshta ndëshkimi dhe disiplinimi politik apo shprehje e paknaqësisë së tyre të përgjithshme apo të humbjes së besimit që kanë tek Kryeministri Kurti, ka sinjale që po rezistojnë që ta fusin në agjendë të vendimarrjes të Këshillit të Ministrave. Veçanërisht Franca, por edhe Gjermania e Italia janë më të zëshme në anën e Quint-it në këtë drejtim. Por kjo është një çështje në zhvillim e sipër sepse ndoshta ka akoma pritshmëri që Kryeministri Kurti do ta ndërmarrë atë hap të kërkuar në lidhje me Asociacionin dhe mbetët të shihet këto ditë se cilat do të jenë hapat e tij”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit