10.4 C
New York
Monday, December 9, 2024

Buy now

Gjermania i bën thirrje Serbisë t’i rishqyrtojë projektligjet për Kosovën

- Advertisement -

Po ashtu, ka kërkuar nga të dy shtetet që pa asnjë vonesë të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit duke përfshirë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Projektligji i Serbisë për shpalljen e Kosovës zonë të mbrojtjes së veçantë dhe juridiksionin e veprave penale shkel qartë detyrimet e saj të Dialogut. I kërkojmë Serbisë të rishqyrtojë. Të dy vendet duhet të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023 pa vonesë, duke përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe ”, thuhet në postimin e zyrës gjermane në platformën X.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili ka thënë se Gjermania i kërkon Serbisë të rishqyrtojë projektligjin e saj pasi kjo do të përbënte shkelje të qartë të detyrimeve të Dialogut.

“Gjermania i kërkon Serbisë të rishqyrtojë projektligjin e saj që e shpall Kosovën zonë të mbrojtjes së veçantë dhe juridiksionit të veprave penale pasi kjo do të përbënte shkelje të qartë të detyrimeve të Dialogu”, ka shkruar Rohde në X.

Qeveria e Serbisë njoftoi në fillim të javës se e aprovoi një projektligj për, siç e quajti ajo, organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës, si dhe një projektligj tjetër për shpalljen e Kosovës si “zonë e mbrojtjes së veçantë sociale”.

Këto projektligje janë kritikuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian gjatë javës, të cilat kanë thënë se ato shkelin detyrimet e Serbisë nga dialogu me Kosovën në Bruksel.

Ndërsa, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e akuzoi Serbinë për shkeljen e marrëveshjeve dhe shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës me këto projektligje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit