Gjendja në Pediatri, reagon këshilltari i Arben Vitisë : S’e kemi pasë dorën e hekurt për papastërtinë në dhoma

- Advertisement -

Durim Elshani, këshilltar i ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka reaguar lidhje me raportmet për kushtet e rënda në Pediatri të QKUK-së.

Ai tha se nuk kanë mundur të transformojnë gjithë infrastrukturën shëndetësore.

Ai ka thënë se fillimGjendja në Pediatri, reagon këshilltari i Arben Vitisë : S’e kemi pasë dorën e hekurt për papastërtinë në dhomaisht kishin prioritet të ndalin ikjen e mjekëve nga Kosova.

Postimi i plotë:

Po i shoh reagimet për gjendjen në Pediatri në QKUK.

Nuk kemi mujt me transformu krejt infrastrukturën shëndetësore.

Qysh e dini, prej 37 klinikave, instituteve dhe njësive të QKUK-së, e 12 spitaleve rajonale, shumica, për mos me thanë të gjitha, kanë qenë keq.

Intervenimet fillimisht janë bo aty ku ka pas ma s’shumti nevojë.

Njëherë me e ndal ikjen e mjekëve.

Tani me i shtu do shërbime që n’privat pacientëve ju kushtonin me mijëra euro.

Pastaj me trefishu buxhetin për me ble barna.

Janë transformu shumë klinika, reparte, institute paraklinike e salla operative. Janë ndërtu depo të reja për me i largu barnat prej mykut.

Po du me thanë që ja kemi nis punëve prej atyne hapësirave ku Inspektorati ka dhënë rekomandime për me i mbyll, se kanë qenë tepër keq, sikur për Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Gjilan. A pe kuptoni, ka pas rekomandim me u mbyll. Sot është qendër moderne.

Pediatria në Spitalin e Prizrenit ka qenë ma keq se Pediatria e QKUK-së, u dasht me ja nis qaty nihere, dhe sot veçse ka marrë formën e një reparti shumë modern.

Nuk po flas për tjera, sepse çështja e reagimit të juaj ka të bëjë edhe me çarçafa, edhe me letër banjoje, edhe pajtohem që standardi i një sistemi shëndetësor nuk matet veç me investimet që i përmenda.

Nuk matet veç me sa aparatura moderne blen;

me sa ligje miraton;

me sa staf shton;

me sa spitale e poliklinika bon…

Matet edhe me pastërtinë e një dhome, me pastërtinë e një shtrati, me pastërtinë e një tualeti, me një sapun që zëvendësohet kur harxhohet, me sjelljen e stafit ndaj pacientit. N’këtë pjesë nuk e kemi pas dorën e hekurt.

Për Pediatrinë, për të cilën sot me të drejtë ka reagime, siç mund ta shihni në foto, është në përfundim renovimi i bodrumit dhe i kuzhinës, ndërsa në vitin e ardhshëm fillon transformimi i krejt Klinikës së Pediatrisë në QKUK. Për këtë projekt veçse janë nda 1 milion e 250 mijë euro.

Po ashtu, lidhur me pretendimet për trajtimin e pacientit, komunikimin dhe sjelljen e stafit, janë suspenduar katër infermierë, derisa komisioni hetues ta sqarojë saktësisht se çka ka ndodhë.

Ndërsa për çështjet teknike që shihen edhe në fotografitë e publikuara sot, s’ka nevojë për hetim, kanë marrë vërejtje personat përgjegjës nga zinxhiri hierarkik menaxherial, dhe është suspenduar përgjegjësi i shërbimeve teknike për këtë.

Ju falënderojmë të gjithëve për reagimet. Ju inkurajojmë me i raportu, sidomos në Inspektorat, të gjitha parregullsitë që hasni.

Transformimi i shëndetësisë publike ka me na marrë kohë, edhe shumë fonde, sepse, nuk e di sa e dini, në kanalizimin e QKUK-së nuk ish intervenu që 30 vjet, pra, po duhet me punu edhe nër tokë.

Ama ju sigurojmë se transformimi po vazhdon në të gjitha drejtimet, sigurisht duke fillu prej aty ku ka qenë ma keq

Të ngjashme

Të fundit