19.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Giroud sjell Francën në epërsi dhe bëhet golashënuesi më i mirë i saj

- Advertisement -

Mbyllet pjesa e parë. Franca ikën në pushim me rezultatin 1:0 në të mirë të saj.

45′ 

Hugo Lloris hidhet në ajër dhe topi i rrëshqet nga dora, por arrin ta ketë në kontroll para se gabimi i tij t’i kushtojë Francës.

44′

Olivier Giroud realizon golin e epërsisë pë r Francën dhe bëhet top golashënues i Francës.

 

 

38′

Hugo Lloris mbron goditjen e Piotr Zielinskit, topi i kthehet polakut por pastaj mbrojtja e bllokon atë. Ky ishte rasti më i mirë për polaket e ndoshta edhe në ndeshje. Tri shanse për pesë sekonda.

37’

Kylian Mbappe vjen rrufeshëm nga ana e majtë, driblon, gjuan mirëpo Szczesny sigurohet ta mbrojë edhe këtë goditje.

35’

Matty Cash gjuan në drejtim të portës por goditja shkon jashtë.

33′

Robert Lewandowski e ekzekuton goditjen e lirë, por vetëm arrin ta godasë murin.

29′

Olivier Giroud e humb një rast të qind për qindtë pasi Ousmane Dembele e shërben me një pasim nga ana e djathtë. Sidoqoftë, Giroud s’e godet mirë topin, duke e dërguar jashtë.

22′

Edhe Jules Kounde gjuan nga distanca, por gardiani i Polonisë e kap topin pa problem.

21′

Robert Lewandowski godet nga distanca por gjuan jashtë portës. Ky ishte rasti i vetëm solid i polakëve deri tash.

17′

Ousmane Dembele lirohet dhe godet nga distanca mirëpo Wojciech Szczesny e mbron pa problem.

11′

Topi krosohet thellë në zonë, mirëpo Ousmane Dembele nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë pasi goditja e tij bllokohet.

10′

Rivënie nga këndi për Francën. Topi dëbohet nga mbrojtja polake.

4’

Një goditje dënimi e ekzekutuar nga Antoine Griezmann nuk gjen asnjërin nga bashkëlojtarët. I parrezikshëm aksioni i Francës. /KlanKosova/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit