-1.4 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Gërvalla për Sarrazin: Gabim që na bëri presion përmes mediave në Prishtinë, ne s’jemi koloni e askujt

- Advertisement -

Sipas ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla – Schëarz, në Qeverinë e Kosovës nuk ka arritur ndonjë paralajmërim nga Gjermania në lidhje me Procesin e Berlinit, kjo pasi u përfol për përjashtimin e mundshëm të vendit. Madje, sipas saj, emisari gjerman, Manuel Sarrazin “e ka borxh” të tregojë nëse qasja e shtetit që ai përfaqëson ka ndërruar.

Duke folur në një intervistë dhënë së fundi, kryediplomatja Gërvalla paralajmërimet e fundit i ka quajtur “supozime”:

“Procesi i Berlinit dhe Manuel Sarrazin, është pikërisht personi që në emër të Procesit të Berlinit negocion me ne, ka nisur duke e trajtuar Kosovën në çdo mekanizëm si të barabartë me shtetet e tjera të rajonit. Nëse ka ndrruar kjo qasje, Manuel Sarrazin i ka borxh Kosovës të tregoj që ka ndryshuar, që Gjermania nuk po e trajtojka më të barabartë…Po tani, janë të lodhshme supozime cka nese, sepse supozimi cka nese kjo rezulton të jetë…”.

Kryediplomatja e cilësoi si “të ngutshme” dhe “gabim të madh” paraqitjen e emisarit Sarrazin në mediat vendore, prej ku sipas saj, “bëri presion ndaj Qeverisë”, transmeton Nacionale.

Veç kësaj, ajo pati edhe një mesazh tjetër: “Kosova nuk është koloni e askujt”.

“Supozim është se procesi është në vazhdim e sipër, nuk ka përfunduar, është e ngutshme që Manuel Sarrazin në Prishtinë, në media të japë deklarata që shihen si presion ndaj njërës palë, është gabim i madh, nuk është qasja që krijon partneritet, sepse Kosova nuk është koloni e askujt, absolutisht s’është koloni e askujt, është e qytetarëve të saj, e fituar me shumë gjak e djersë.” – tha Gërvalla në “DPT të Fidani”.

Në fund sa i përket kësaj çëshje, Gërvalla tha se nuk kanë marrë ndonjë njoftim zyrtar:

“Procesi vazhdon, ne do të luftojmë deri në momentin e fundit, që Kosova të jetë shtet i barabartë me të gjitha shtetet e tjera. Nuk kemi asnjë njoftim zyrtar që paska ndërruar qëndrimi i Gjermanisë. Po të më pyesni mua jam e sigurt që nuk ka një ndryshim tillë, e pse ai shfrytëzon studio televizive për të bërë presion ndaj Qeverisë, duhet t’ia bëni pyetjen atij”.

Çka tha emisari Sarrazin?

Tashmë është bërë e ditur se Gjermania po kërkon kompromis nga Kosova. Si inicuese e Procesit të Berlinit ajo ka kërkuar nga Kosova që të heq ndalesën ndaj mallrave serbe, e vendosur pas rrëmbimit të tre policëve vitin e kaluar nga ana e Serbisë, dhe në këmbim të kësaj, t’i ofrojë vendit që ta heq UNMIK-un si përfaqësues në CEFTA.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit