Me thirrjet “UÇK, UÇK” nis protesta e nxënësve në Malishevë

- Advertisement -

Me thirrjet “UÇK, UÇK”, ka nisur protesta e nxënësve në Malishevë.

Nxënësit e Gjimnazit “Hamdi Berisha”, Qendrës së Kompetencës “Kujtim Krasniqi” dhe Gjimnazit “Lasgush Pogradeci” në Kijevë janë mbledhur për të shprehur mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së.

Protesta zhvillohet në kundërshtim me verdiktin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katërshes së UÇK-së, njofton Klankosova.tv.

Më 16 shtator, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u dënuan nga Haga me 81 vjet burgim

Të ngjashme

Të fundit