19.4 C
New York
Saturday, October 5, 2024

Buy now

Sarrazin tregon detaje: Në Bruksel më thanë se nëse Kosova bllokon CEFTA-n, vështirë t’i bashkangjitet Planit të Rritjes

- Advertisement -

Gjermania si inicuese e Procesit të Berlinit ka kërkuar nga Kosova që të heq ndalesën ndaj mallrave serbe, e vendosur pas rrëmbimit të tre policëve vitin e kaluar nga ana e Serbisë, dhe në këmbim të kësaj, t’i ofrojë vendit që ta heq UNMIK-un si përfaqësues në CEFTA. Emisari gjerman, Manuel Sarrazin duke folur në lidhje me kompromisin e kërkuar ka lënë të kuptohet se kjo mund të ndikojë edhe te Plani i Rritjes së BE-së, nga i cili pritet të përfitojë vendi.

Në një intervistë për “RTK”, ai ka deklaruar se gjatë një vizite në Bruksel, nga disa i është thënë se “nëse Kosova bllokon CEFTA-n, do të jetë e vështirë t’i bashkangjitet Planit të Rritjes”.

Veç kësaj, ai u shpreh se pasojat mund të jenë për popullin e qytetarët, dhe se Kosova “po bllokon vetëm vetën”.

“Marrëveshja është në tryezë. Nëse Kosova nuk e shfrytëzon këtë nuk do të arrijë gjërat e tjera në atë tryezë. E kemi bërë të qartë se ky mekanizëm e ka mundësinë që Kosova të kthehet në një moment të mëvonshëm, por që pastaj çmimi është më i lartë. Nganjëherë është më mirë të nënshkruash marrëveshjen se sa të presësh më vonë, sepse mund të lëvizë edhe çmimi. Isha në Bruksel dhe disa njerëz po më thoshin se nëse Kosova bllokon CEFTA-n do të jetë shumë e vështirë që t’i bashkangjitet pastaj Planit të Rritjes dhe qasjes në tregun e BE-së. Konkretisht për Kosovën mund të jetë pengesë në atë planin CEEPA. Pasojat, pra mund të jenë për popullin, për qytetarët. Pra, thjesht mund ta bllokoni vetën, nuk mund t’i bllokoni të tjerët. Por, kjo nuk është goditje kundër Kosovës, por është nevojë urgjente për të ecur tutje në këtë bashkëpunim rajonal. E përsëris, duam që Kosova të jetë në tryezë, është ideologji e jona si Gjermani. Është agjendë që ta bëjë këtë, por Gjermania nuk mund ta presë Kosovën, nëse nuk arrin të bëjë marrëveshjen.” – citohet se ka thënë ai.

Deklarata të tilla, janë dhënë edhe para pak ditësh nga emisari gjerman.

“Kërcënimi ekziston” – tha presidentja – kur u pyet nga Jeta Xharra se “a e ekziton kërcënimi me përjashtim të Kosovës nga Procesi i Berlinit”.

Sa i përket kërkesës së shtetit gjerman, Osmani konfirmoi se detajet i ka marrë vesh nga emisari Sarrazin, e jo nga Qeveria e Kosovës.

“Qeveria duhet të konsultoj Presidenten për çështjet e punëve të jashtme, se kanë bërë këtë. Sarrazini e ka shtruar këtë temë në takim me mua. Qeveria nuk më ka konsultuar.” – ka thënë Osmani.

Ndërkohë, në anën tjetër, kryediplomatja Donika Gërvalla ka thënë se emisari Sarrazin “e ka borxh” të tregojë nëse qasja e shtetit që ai përfaqëson ka ndërruar.

“Procesi i Berlinit dhe Manuel Sarrazin, është pikërisht personi që në emër të Procesit të Berlinit negocion me ne, ka nisur duke e trajtuar Kosovën në çdo mekanizëm si të barabartë me shtetet e tjera të rajonit. Nëse ka ndrruar kjo qasje, Manuel Sarrazin i ka borxh Kosovës të tregoj që ka ndryshuar, që Gjermania nuk po e trajtojka më të barabartë…Po tani, janë të lodhshme supozime cka nese, sepse supozimi cka nese kjo rezulton të jetë…”.

Kryediplomatja e cilësoi si “të ngutshme” dhe “gabim të madh” paraqitjen e emisarit Sarrazin në mediat vendore, prej ku sipas saj, “bëri presion ndaj Qeverisë”, transmeton Nacionale.

Veç kësaj, ajo pati edhe një mesazh tjetër: “Kosova nuk është koloni e askujt”.

“Supozim është se procesi është në vazhdim e sipër, nuk ka përfunduar, është e ngutshme që Manuel Sarrazin në Prishtinë, në media të japë deklarata që shihen si presion ndaj njërës palë, është gabim i madh, nuk është qasja që krijon partneritet, sepse Kosova nuk është koloni e askujt, absolutisht s’është koloni e askujt, është e qytetarëve të saj, e fituar me shumë gjak e djersë.” – tha Gërvalla të premtën në “DPT të Fidani”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit