Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka reaguar pas lirimit të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq nga Serbia.
Gërvalla u shpreh se ky arrestim i Jankoviqit ishte një prej akteve të dëshpëruara hakmarrëse të Serbisë pas votës masive të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësim të Kosovës në këtë organizatë.
“Sapo u njoftova nga përfaqësuesi i zyrës së Republikës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari se pas presionit të madh ndërkombëtar, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq sapo është liruar dhe ndodhet rrugës për në Kosovë”, shkroi Gërvalla në Facebook.
“Ai ishte ndaluar për dy ditë me radhë arbitrarisht dhe është marrë në pyetje nga organet e Serbisë”
“Ky arrestim ishte vetëm një prej akteve të dëshpëruara hakmarrëse të Serbisë pas votës masive të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësim të Kosovës në këtë organizatë nga më të rëndësishmet ndërkombëtare”.