Analistja Afërdita Maliqi ka komentuar dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Në emisionin “Ora 7”, Maliqi tha se me dënimin e tyre ndihet e dënuar edhe ajo, duke e konsideruar vendimin si dënim edhe për luftën çlirimtare.
“Me dënimin e tyre, mendoj se jam e dënuar edhe unë, sepse është dënuar lufta jonë çlirimtare”, tha Maliqi.
Ajo pati kritika edhe për institucionet e Kosovës për, siç tha, heshtjen pas vendimit, duke kërkuar që partitë politike t’i lënë anash rivalitetet dhe të bashkohen për të hartuar një strategji për hapat e mëtejshëm.






