12 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Gërvalla: Mbështetja për Ukrainën të jetë e plotë, asnjë kompromis me Rusinë nuk do të sjellë paqe

- Advertisement -

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në panelin “Trajtim i Drejtë dhe Human” të Konferencës Ministeriale për Dimensionin Njerëzor të Formulës së Paqes për Ukrainën theksoi rëndësinë e përkushtimit të komunitetit ndërkombëtar për të ofruar mbështetje konkrete dhe të qëndrueshme për Ukrainën dhe qytetarët e saj, kthimin e fëmijëve të deportuar dhe lirimin e robërve të luftës si një synim kryesor i kësaj konference.

Sipas një kumtese për media, Gërvalla bëri thirrje që mbështetja për Ukrainën të jetë e plotë duke shtuar se asnjë kompromis me Rusinë nuk do të sjellë paqe të qëndrueshme sepse Rusia nuk do të ndalet pa u mposhtur plotësisht.

“Konferenca në Montreal ka mbledhur ministra të jashtëm nga shumë vende të botës për të diskutuar dhe mbështetur paqen dhe trajtimin e drejtë të popullit të Ukrainës, përmes formulimit të një plani të qartë dhe të qëndrueshëm”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit