Gashi: Abdixhiku ka krijuar vetëm kriza brenda LDK-së

- Advertisement -

Kenan Gashi nga Rrjeti i OJQ-ve AVONET i ka komentuar zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në Kuvendin e mbajtur të enjten, u konfirmua si kryetar, Lumir Abdixhiku, i cili sipas Gashit, në LDK ka krijuar vetëm kriza.

“Lumir Abdixhiku ka krijuar vetëm kriza brenda LDK-së. Abdixhiku si figurë e ka dëmtuar LDK-në dhe nuk ka sjell frymë pozitive dhe bashkëpunuese. Ai e ka ofruar dorëheqjen, por e ka bërë me thirrje të Kuvendit. Kjo praktikë përdorët te qeveritë, por jo te partitë poetike”, ka thënë Kenan Gashi në emsiopnin “Ditari” në Tëvë1.

Ai vlerëson se Abdixhiku është dashur të largohet në mënyrë të parevokueshme.

“Abdixhiku është dashur të largohet në mënyrë direkte. LDK me Abdixhikut ka rënë në një pozicion shumë të pafavorshëm”, vlerësoi Gashi, i cili ndër të tjera e vlerësoi LDK-në si parti institucionale.

“Shtetit nuk i kontribuojnë situata të tilla brenda një partie institucionale si LDK. Kjo parti ka krijuar ide, por me krizat e fundit e kanë dëmtuar shumë këtë parti politike”, theksoi ndër të tjera, Kenan Gashi.

Ndryshe, të enjten, 170 delegatë të LDK-së votuan për qëndrimin e Abdixhikut në krye të partisë, ndërsa 152 për largimin e tij.

Nisma për shkarkimin e tij u ndërmorr pas zgjedhjeve të 7 qershorit, kur LDK-ja ka dalë prapë parti e tretë me 16.7 për qind të votave.

Të ngjashme

Të fundit