13.8 C
New York
Sunday, April 28, 2024

Buy now

Gara për kryeministër, PDK me Hamzën, LDK me Abdixhikun, VV e AAK nuk dihet

- Advertisement -

Si përgjigje të PDK-së ndaj thirrjeve të qytetarëve për jetë, mirëqenie dhe të ardhme më të mirë e quajti kryetari i PDK-së Memli Krasniqi vendimin që ta nominojnë Bedri Hamzën për kryeministër, në garën që ende nuk ka ditë fillimi.

Përderisa Krasniqi i PDK-së, nuk hyri në garë për pozitën më të rëndësishme në qeverinë e ardhshme duke qenë kryetar i partisë, ky rregull i pashkruar është zbatuar në partinë tjetër.

Tek Lidhja Demokratike e Kosovës, s’kanë dilema për emrin e kandidatit, por thonë se do ta shpallin me kohë, duke thumbuar veprimin e PDK-së.

“Ne kemi kry zgjedhjet e brendeshme. LA është zgjedhë Kryetar. Kemi organizu konventën më 19 nëntor dhe kemi platformën programore Rruga e Re. Nuk kemi asnjë dilemë as për Kryetar e as për kanadidatin për KM  ky është Kryetari i LDK-së. LDK nominimin e bënë kur ta vlerëson kohën e duhur. Ne nuk jemi PDK”, tha Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Për këtë pyetje përgjigje nuk ka pasur partia në pushtet, përkundër që kandidati i saj, kryeministri aktual kishte fituar mbi 50% të votave.

Gjatë ditës RTV Dukagjini e ka kontaktuar zëdhënësin, Arlind Manxhuka, por i njëjti nuk ka ofruar përgjigje.

Edhe partia më e vogël opozitare, AAK që ka edhe një koalicion parazgjedhor me NISMA-n, për kryeministrin thonë se ende nuk e kanë një emër, por edhe më shumë janë të preokupuar me mënyrën se si shkohet drejtë një procesi të ardhshëm zgjedhor.

“Nuk e kemi përcaktuar ende, por do ta shohim dhe do ju njoftojmë me kohë… Po duhet të shkarkohet qeveria, mënyra se si shkojmë në zgjedhje ka rendësi. Po dëgjoj (kryetarin e PDK-së), Memli Krasniqi po i propozon data Kurtit, ne së pari duhet të definojmë mënyrën si shkojmë në zgjedhje. Data pëson pas procesit, e cili proces na qon zgjedhje ka rendësi. Duhet të shkarkohet qeveria Kurti. Pra para se të flasim për datë, duhet të flasim për mënyrën si shkojmë në zgjedhje”, tha Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së.

Njohësit e zhvillimeve politike kanidaturat e PDK-së dhe LDK-së po i shohin si mundësi që diskutimi në fushatë dhe programe të kthehet tek ekonomia, fusha të cilat kryeministri aktual mund të mos i ketë të preferuarat.

“Z. Hamza është njeri prej politikanëve që ka qenë i dëshmuar në fushën e ekonomisë por edhe në një lloj qëndruehsmëria, konsistence por edhe kredibiliteti si politikan…Abdixhiku tashmë është etabluar si kryetar i LDK-së për një kohë të gjatë, ka filluar një pjesë të reformave në parti, ka program të ri dukje të re si parti politike dhe mendoj se po ecën mbarë”, tha Visar Ymeri, analist.

Ymeri thotë se nga Lëvizja Vetëvendosje nuk pret emër tjetër përpos të Albin Kurtit, ndërkaq sa i përket AAK-së mund të ketë alternativë ndërmjet Haradinajt dhe Fatmri Limajt.

Përderisa janë intensifikuar kërkesat e opozitës për t’i dhënë fund qeverisë Kurti II, zgjedhjet e rregullta parashihet të mbahen më së largu në mesin e shkurtit të vitit 2025.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit