Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon me ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.
🎖️ Pas ndeshjeve të xhiros së tretë, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Prishtina, Diatta Assane, i cili u dallua me paraqitjen e tij dhe kontributin vendimtar për skuadrën.
🔝 Assane ishte protagonist i fitores së Prishtinës, duke realizuar dy gola dhe duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në sigurimin e tri pikëve për skuadrën bardhekaltër.
📈 Vlerësimi për çmimin “Ylli i Javës” është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.
👏 Urime Assane për këtë vlerësim!






