16.2 C
New York
Monday, September 30, 2024

Buy now

FSK përfundon ushtrimin fushor për qitje me municion real

- Advertisement -

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar ushtrimi fushor “Iron Platoon”.

Përmes një postimi në Facebook, thuhet se ushtrimi kishte për qëllim përfundimin e qitjeve dhe manovrave me municion real në nivel Togu, raporton gazeta online Reporteri.net.

“Ka përfunduar ushtrimi fushor “Iron Platoon”. Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, dhe planifikimit vjetor, K1B e Regjimenti i parë të Këmbësorisë, ka realizuar ushtrimin fushor “Iron Platoon”. Ushtrimi kishte për qëllim përfundimin e qitjeve dhe manovrave me municion real në nivel Togu, Operacione Sulmuese dhe Sulm në Objektivë, ku janë përdoruar sistemet e armatimit të togut të manovrës” . thuhet në postimin e plotë të FSK-së.

Tutje, kanë shkruar se në ushtrim janë marrë për bazë mësimet e mësuara nga Operacioni “INTERFLEX”, më specifikisht: luftimet nëpër pozicione luftuese, reagimi i parë në fushëbetejë, taktikat dhe teknikat individuale të luftimit.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit