-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

FSK-ja ruan pjesën tjerër të infrastrukturës kritike të Kosovës

- Advertisement -

Forca e Sigurisë së Kosovës është vendosur në pikat ku bëjnë pjesë infrastruktura kritike e vendit, me qëllim parandalimin e ndonjë sulmi aty, të njëjtit nuk panë këtë të diele në liqenin e Badovcit dhe Livoçit gjatë periudhës sa ishte televizioni Dukagjini aty, njohësit e sigurisë thonë se nuk besojnë se do ketë sulme në këto vende, por që është mirë të kihet kujdes

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, që u mbajtë në orët e para të mëngjesit të një ditë  më parë angazhoi edhe Forcën e Sigurisë të Kosoës-në.

Përmes patrullimeve dhe vëzhgimit të pikave të infrastrukturës kritike në lokacione të ndryshme në Kosovë.

Në një video të publikuar nga vet kryeministri Albin Kurti, FSK do jetë e vendosur në regjionin e Obiliqit dhe Vushtrrisë.

Por, jo vetëm, Dukagjini ka mësuar se FSK është duke ruajtuar edhe pika të tjera të infrastrukturës kritike, e këtë gjatë ditës e konfirmoj edhe vet ministri Ejup Maqedonci.

“Po, arsyeja e vendosjes ka qenë sulmi terrorist. Vendimi per angazhimin e FSK per ruajtjen e infrastruktures kritike në disa lokacione duke perfshire digat e Badovcit, Livoqit, Batllaves dhe Radoniqit si dhe pika te veçanta pergjate kanalit Iber-Lepenc  ka dal nga mbledhja e Keshillit te Sigurisë”, ka deklaruar Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjës.

Dukagjini shkoi gjatë ditës tek diga e Liqenit të Badovcit, por aty ishin të statcionuar vetëm pjestarët e Policisë së Kosovës, dhe jo FSK.

U bë e ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës do të ruajn disa pika strategjike në këtë periudhë ku siguria sipas tyre nuk është në nivelin e duhur megjithatë, njëjtë nuk po veprohet edhe tek liqeni i Livoçit këtu në Gjilan, në bazë të asaj se çfarë me disa qytetarë thanë se kanë vërejtur një prezencë më të madhe të FSK-së dhe policisë, por nuk e kanë parë duke e ruajtur këtë liqe.

E këto masa po i sheh të nevojshme eksperti i sigurisë Vadet Hoxha.

“Unë nuk besoj që mund të ketë sulme të natyrave të tilla, jashtë veriut të Kosovës ku aktualisht janë vendosur ushtarët e FSK-së, por duke njohur fuqinë e këtyrë grupeve kriminale  të cilat vazhdimishit po kryejnë sulme  në veriun e vendit dhe janë  interesuar dhe ta ndezin konfiltin dhe tensionin në atë pjesë nuk përjashtohet asnjë mundësi që të njejtit të provojnë ta shpërndajnë edhe në pjesë tjera të Kosovës”, ka deklaruar Hoxha.

Rritja e nivelit të sigurisë pas sulmit mbi komunën e Zveçanit me granatë është bërë në tërë territorin e Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit