7 C
New York
Tuesday, April 1, 2025

Buy now

Frimpong bashkohet me trendin e “rutinës së mëngjesit”

- Advertisement -

Mbrojtësi i Bayer Leverkusen, Jeremie Frimpong, kishte një mënyrë qesharake për të tallur trendin e ri të memeve të ‘rutinës së mëngjesit’ në mediat sociale.

Ky trend u bë i njohur pasi influencuesi Ashton Hall postoi video disa orëshe se si shkon rutina e tij e mëngjesit.

Në një moment, Hall befasoi shumë njerëz duke postuar një klip ku tregonte se e zhyt fytyrën në një kovë të mbushur me ujë akull.

Frimpong e ka tallur shkëlqyeshëm këtë duke postuar një foto të tij duke zhytur fytyrën në një kovë teksa mbante fanellën e Bayer Leverkusen.

Ai postoi gjithashtu foto të katër shisheve me ujë dhe një banane, duke i shoqëruar me një mbishkrim “Pothuajse harrova të postoja rutinën time të mëngjesit”.

Frimpong ka bërë 40 paraqitje për klubin gjerman këtë sezon, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë katër asistime në të gjitha garat.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit